Savic afër marrëveshje me gjigantin evropian

Sergej Milinkovic-Savic duket se ka vendosur përfundimisht rreth të ardhmes së tij.

Merkato

14/01/2019 15:54

Sergej Milinkovic-Savic ka vendosur të largohet nga Lazio, pas ofertave të majme që ka pranuar.

Mesfushori serb është bërë cak i shumë skuadrave evropiane, andaj dëshiron të largohet nga skuadra italiane, përcjell lajmi.net.

Inter është skuadra më e interesuar në shërbimet e tij, ku janë të gatshëm ta shesin Ivan Persicin.

Beppe Marotta do ta shet kroatin, në mënyrë që të ketë fonde të mjaftueshme për transferimin e tij.

Vlera aktuale e Savic është 70 milionë euro, për dallim nga vera e kaluar ku Lazio kërkonte 100 milionë. /Lajmi.net/