Sarri dëshpëron tifozët e Chelseas

Maurizio Sarri ka zhgënjyer tifozët e Chelsea me deklaratën e bërë së fundi.

Sport

30/09/2018 18:31

Tekniku italian ka thënë se skuadra e tij Chelsea, nuk është në garë për titull në Premierligë.

Chelsea në xhiron e fundit në Premierligë, ka barazuar 1:1 me Liverpoolin në ‘Stamford Bridge’, me mysafirët që golin e barazimit e shënuan në minutën e 89’ përmes Daniel Sturridge.

“Është shumë e vështirë për ne që të përfundojmë sezonin në dy vendet e para”, ka deklaruar Sarri.

“City dhe Liverpool janë ende një hap para nesh. Por unë mendoj se ne mund të luftojmë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe kjo është shumë reale”.

“Do të jetë shumë e vështirë pasi në Angli janë gjashtë apo shtatë ekipe që konkurrojnë për katër vendet e para, por ne do të përpiqemi, dhe për këtë duhet të jemi të mirë”./Lajmi.net/