Sancho befason të gjithë me skuadrën e re

Jadon Sancho mund të rikthehet në Premierligë.

Sport

20/02/2019 17:24

Talenti anglez, Jadon Sancho është qëllimi kryesor i Manchester United për verën e ardhshme.

18 vjeçari ka qenë pjesë e të rinjve të Manchester Cityt, për t’iu bashkuar Borussia Dortmundit në vitin 2017.

Te Borussia Dortmund, Sancho ka arritur të zë vend në ekipin e parë, dhe në 33 paraqitje ka shënuar tetë gola.

Këto paraqitje nuk kanë kaluar pa u vërejt nga gjigantët e Evropës, përfshirë edhe Manchester United.

Por, për të siguruar shërbimet e Sanchos, Manchester United duhet t’i paguajë Borussia Dortmundit deri në 80 milionë euro./Lajmi.net/