Sanchez goditi Ivanovicin

Përforcimi i ri i Arsenalit, Alexis Sanchez goditi mbrojtësin e Chelseas, Branislav Ivanovic, në ballafaqimin e skuadrave në Stamford Bridge të dielën.

Sport

07/10/2014 11:50

Fitorja e Chelseas ndaj Arsenalit në fundjavë ishte duel mjaft i nxehtë, por ndoshta incidenti më i madh as që u vërejt fare nga gjyqtari.

Një xhirim tregon përforcimin e ri të Arsenalit, Alexis Sanchez duke e goditur mbrojtësin e Cheseas, Branislav Ivanovic.

Serbi as që u rrëzua fare në tokë duke konfirmuar edhe njëherë epitetin e tij të futbollistit të fortë fizikisht.

Incidenti nuk u dënua në fushë por ndoshta Federata angleze do të thotë diçka tjetër pasi të sheh këtë xhirim.