Sanches në Milan për 40 milionë euro (FOTO)

Renato Sanches do të transferohet në Milan.

Merkato

26/07/2017 13:00

Renato Sanches ka arritur marrëveshje për transferim në Milan.

Mesfushori i Bayern Munichut do t’i bashkohet “Rossonerëve” në transferim me vlerë prej 40 milionë euro.

“L’EQUIPE” shkruan se reprezentuesi portugez së shpejti do të niset për në Itali për të finalizuar transferimin te skuadra nga San Siro, përcjell “lajmi.net”.

Sanches do të huazohet në Milan me blerje të obliguar pas një viti për 40 milionë euro. /Lajmi.net/