Samsung krijon kamion transparent për siguri në rrugë (Video)

Prapa në vitin 2009, shtëpia ruse e dizajnit Art Lebedev kishte prezantuar një koncept transparent të kamionit për të përmirësuar sigurinë rrugore. Tani, Samsung është duke e bërë të njëjtën gjë.

Auto & Tek

21/06/2015 19:29

Kjo ishte e thjeshtë për t’u bërë në atë kohë: u vendos një kamerë përpara dhe një ekran u lidh mbrapa në kamion, i cili shfaqte pamjen përpara duke u treguar kështu shoferëve nëse është e sigurt që ata të tejkalojnë një kamion kaq të madh.

Kjo është ideja e njëjtë në të cilën është duke punuar Samsung, me një prototip të ri të një kamioni, transmeton Lajmi.net.

Duke futur në përdorim ekranet me bollëk që ka, kompania koreane ka vendosur një ‘mur videosh’ me katër ekrane në pjesën e pasme të kamionit, i cili transmeton video të kapur nga kamera me wireless që gjendet përpara.

Shikojeni videon për më shumë: