Sammer: Nuk do ta rrezikojmë Lewandowskin ndaj Barcelonës

Drejtori sportiv i Bayernit, Matthias Sammer ka thënë se skuadra e tij nuk do të lejojë që Lewandowski të luajë ndaj Barcelonës nëse ai nuk do të rikuperohet plotësisht.

Sport

03/05/2015 13:43

Sammer ka konfirmuar se Bayerni nuk do të lejojë që Lewandowski të luajë ndaj Barcelonës, nëse ai do të jetë në rrezik për ndonjë lëndim të radhës.

“Mjekët, lojtari dhe maska do të jenë ata që do të vendosin për këtë gjë”, tha Sammer për reporterët.

“Por, një gjë është e qartë. Asnjë lojtar në botë nuk mund të jetë aq i rëndësishëm sa të rrezikoj shëndetin”.

“Edhe nëse mjekët do të japin dritën e gjelbërt, ajo nuk do të thotë se ai do të luajë”, konfirmoi Sammer.