Salah drejt rekordit të Suarezit në Liverpool

Mohamed Salah, është njëriu që ka bërë Liverpoolin të harrojë përfundimisht Luis Suarezin, që kaloi te Barcelona.

Sport

24/02/2018 11:27

Ai nuk është një qendërsulmues, golat e tij nuk janë vetëm finalizime por Mohamed Salah, është njëriu që ka bërë Liverpoolin të harrojë përfundimisht Luis Suarezin, që kaloi te Barcelona.

Por 25 vjeçari egjiptian nuk është mjaftuar kurrë me kaq pasi nëse Salah shënon këtë fundjavë, ai do ta barazojë rekordin e Suareznë sezonin e tij të fundit dhe të jashtëzakonshëm me Liverpoolin, ku në 37 ndeshje shënoi plot 31 herë.

25-vjeçari egjiptian e ka arritur këtë standard të lartë madje për një kohë shumë më të shkurtër, duke shënuar 30 gola në 31 ndeshje.

Gjithsesi, Salah është aktivizuar që në fillimin e sezonit, ndërsa Suarez nuk ka luajtur në pesë ndeshje shkaku i kafshimit të Branislav Ivanovicit.