Salah dështoi ndaj Chelseat, ky është mesazhi i Klopp

“Ai do të shënojë përsëri por sot nuk pati hapësirë. Kjo është e tëra. Ai ka edhe probleme me djegie të muskujve kështu që ne duhet të përballemi edhe me këtë problem”.

Sport

07/05/2018 12:36

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e konsideron normal faktin që Mohamed Salah nuk shënoi gol ndaj Chelseat.

Trajneri gjerman deklaroi që Salah s’mund të shënojë në çdo ndeshje, përcjellë “Lajmi.net”.

“Është krejtësisht normale për një sulmues sikurse ai”, tha Klopp.

“Normalisht ai është duke u takuar me skuadra shumë fizike dhe sot normalisht se nuk shkoj gjithçka mirë për të”.

“Ai do të shënojë përsëri por sot nuk pati hapësirë. Kjo është e tëra. Ai ka edhe probleme me djegie të muskujve kështu që ne duhet të përballemi edhe me këtë problem”, shtoi ai. /Lajmi.net/