Sadiku futet në lojë, tifozët e Legias ‘djegin’ stadiumin dhe ndërpresin ndeshjen tre herë

Ndeshja që Legia e Varshavës, po zhvillon ndaj Gornik në Poloni, është ndërprerë plot tri herë. Shfaqjet e shumta piroteknike, kanë bërë që stadiumi të mbushet me flakë e me tym, duke e bërë të pamundur zhvillimin normal të ndeshjes.

Sport

19/11/2017 21:16

Tifozët e ekipit ku aktivizohet Armando Sadiku, njihen kudo si mbështetës të flaktë, dhe nuk kursehen asnjëherë për ekipin e tyre.

Ndeshja përfundoi me fitoren 1-0 të Legias, ndërsa Sadiku u fut në fushë vetëm në minutën e 63-të.