Sa e ka rrogën Xhaka?

Granit Xhaka do të përfitojë një rrogë të madhe tek skuadra e tij e ardhshme, Arsenal.

Sport

25/05/2016 13:55

Granit Xhaka është futbollist i ri i Arsenalit.

Klubi londinez ka konfirmuar sot arritjen e marrëveshjes me Borussia Monchengladbach për transferimin e mesfushorit në Emirates Stadium.

Kurse, “Gunners” nuk kanë publikuar detajet e marrëveshjes që besohet se vlen rreth 43 milionë euro, përcjell “Lajmi.net”.

Por, e lartë do të jetë edhe rroga e Xhakës në Arsenal.

Ai pritet të përfitojë rreth 142 mijë euro në javë.