Ryan Giggs: “Ramsey mund të luaj kudo në Evropë”

Aaron Ramsey nuk po arrin marrëveshjen me skuadrën e Arsenal për vazhdimin e kontratës.

Sport

02/11/2018 19:50

Ai ka luajtur në vetëm gjashtë ndeshje këtë sezon, në Premierligë. Emri i lojtarit lidhet me një largim të mundshëm nga “Emirates”.

Sipas Giggs, uellsiani nuk do ta ketë problem largimin nga Arsenal, pasi ai mund të luaj në secilën ligë të Evropës, ka thënë Giggs për “Sky Sports”, transmeton lajmi.net.

Giggs ka thënë: “Nuk do t’i mungojnë ofertat pasi ai është shumë i talentuar. Ai është prej lojtarëve që nëse luan tërë lojën, shënon 10-15 gola në sezon. Aaron mund të luaj kudo në Evropë”

Në rast se Arsenal nuk arrin marrëveshje me Ramsey, ai do të mund të largohet si lojtar i lirë. /Lajmi.net/