Rummenigge: Juventus – Bayern, ky ekip do të kualifikohet në çerekfinale

Karl Heinz Rummenigge beson se Bayern Munich do ta eliminojë Juventusin duke u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

24/02/2016 14:13

Karl Heinz Rummenigge është i sigurt se Bayern Munich do të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti bavarez barazoi me Juventusin në Torino me rezultat 2:2.

Por, Rummenigge pret kualifikimin e Bayernit në fazën tjetër të garës.

“Ne ishim duke luajtur mirë por papritmas kundërshtari dhe atmosfera në stadium u bënë më intensive”, u shpreh ai pas rikuperimit të Juventusit nga disavantazhi prej dy golash, përcjell “Lajmi.net”.

“Por, jam optimist se do të kualifikohemi. Ekipi teknik dhe futbollistët mund t’ia dalin pas tri javësh”, theksoi Rummenigge.