Rrjedhin pamjet e para të Jaguar I-Pace (Video/Foto)

Jemi disa muaj larg debutimit zyrtar të ‘crossoverit’ elektrik të Jaguar, por tashmë është zbuluar pamja e tij.

Auto & Tek

20/05/2017 10:36

Prototipi është parë kohët e fundit në rrugët e Monakos pa asnj lloj maskimi.

Kjo video nuk është e cilësisë shumë të lartë, por vërehet se ky version elektrik do të mbajë mjaft tipare të konceptit të tij, shkruan lajmi.net.

Në të vërtetë, Jaguar tashmë ka bërë të ditur se I-Pace do të ketë një paketë baterish energjie prej 90 kWh, e cila do të zgjasë më shumë se 500 kilometra në një ngarkesë të plotë.

Motori elektrik i këtij versioni do të prodhojë 400 kuaj-fuqi, ndërsa shpejtësinë nga 0 deri ën 100 km/h e arrin për katër sekonda.

Jaguaf I-Pace pritet të kushtojë rreth 70 mijë dollarë./Lajmi.net/

jag-i-pace-weba-uk-456 jag-i-pace-weba-uk-461 jag-i-pace-weba-uk-464 jag-i-pace-weba-uk-434