Rooney-Van Persie, vetëm gjashtë pasime

Bashkëpunimi mes Robin van Persie dhe Wayne Rooney është vënë sërish nën ‘mikroskop’ pas barazimit mes Manchester Unitedit dhe Fulhamit me rezultat 2:2, pasi dyshja sulmuese kompletoi vetëm gjashtë pasime mes vete, brenda 90 minutave. Sipas statistikave të publikuara nga Opta, Van Persie dhe Rooney ishin sërish të huaj për njëri tjetrin në fushë, dhe…

Sport

10/02/2014 13:38

Bashkëpunimi mes Robin van Persie dhe Wayne Rooney është vënë sërish nën ‘mikroskop’ pas barazimit mes Manchester Unitedit dhe Fulhamit me rezultat 2:2, pasi dyshja sulmuese kompletoi vetëm gjashtë pasime mes vete, brenda 90 minutave.

Sipas statistikave të publikuara nga Opta, Van Persie dhe Rooney ishin sërish të huaj për njëri tjetrin në fushë, dhe pasuan vetëm gjashtë herë mes vete, përfshirë dy nga mesi i fushës në nismën e takimit.

Statistikat e fundit nuk janë befasuese për faktin se United bëri rekord 81 harkime kundër Fulhamit, duke nënkuptuar se dy sulmuesit nuk kishim mundësi të kombinimin mes vete në qendër.

Por, pas vetëm tri pasimeve të shkëmbyera në ndeshjen e mëparshme kundër Stoke Cityt, statistikat lejnë dyshime rreth bashkëpunimit të tyre.