Rooney me transferim shokues, paraqitet me fanellën e skuadrës së Premierligës (FOTO)

Vazhdojnë spekulimet për të ardhmen e ëayne Rooneyt.

Sport

28/05/2017 15:13

Legjenda e Manchester United është afër largimit nga klubi.

Interes të madh për të ka shprehur Evertoni, por në orët e fundit është hapur një pistë e re, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas mediave angleze, Stoke City ka nisur të mbledhë para nga sponsorët, për të përgatitur një ofertë të parefuzueshme për Rooneyn.

Vështirë të mendohet se Rooney do të pranojë ofertën e Stoke, pasi që ditë më parë ka deklaruar që në Angli do të luajë vetëm për Evertonin dhe Unitedin.

Megjithatë, kur në pyetje janë paratë, deklaratat e tilla mund të harrohen shumë lehtë. /Lajmi.net/