Ronaldo uron Man Utd-in

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka uruar ish skuadrën e tij, Manchester United, për transferimin e sulmuesit Radamel Falcao. Ai thotë se golgeteri kolumbian është futbollist kualitativ që i duhet skuadrës.

Sport

02/09/2014 10:17

Cristiano Ronaldo ka lavdëruar huazimin e Radamel Falcaos në Manchester United si “blerje fantastike” për menaxherin Louis van Gaal.

Sulmuesi i bashkohet përforcimeve të tjera si Angel Di Maria, Daley Blind, Luke Shaw, Ander Herrera e Marcos Rojo në Old Trafford, duke dërguar totalin e shpenzimeve në klub në 150 milionë funte.

28-vjeçari kolumbian do të përfitojë rreth 200 mijë funte në javë pas prezantimit me fanellën e Unitedit në orët e vona të mesnatës.

Ndërsa, Ronaldo ka lavdëruar ardhjen e Falcaos në Manchester.

“Ai është futbollist shumë i mirë. Mendoj se Manchester ka bërë shumë mirë. Nuk mendoj se është lloj i gabuar i futbollistit. Ai është futbollist i madh dhe nuk mendoj se ëhstë transferim i gabuar”, deklaroi Ronaldo nga një ngjarje Tag Heurer në Madrid.

“Mendoj se ëhstë përforcim fantastik. Manchester nuk ka filluar mirë, dy pikë, andaj kanë nevojë për futbollistë kualitativ dhe Falcao është futbollist kualitativ”, u shpreh ai.