Ronaldo për Riberyn? Asnjëherë

Zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge nuk ka respekt të veçantë ndaj Cristiano Ronaldos, ose thjesht i beson shumë yllit të gjigantit bavarez, Franck Ribery. Ai deklaroi se kampioni i Bundesligës kurrë nuk do të shkëmbente francezin me portugezin. “Kur e kam parë se Cristiano Ronaldo i mori të gjithë me vete nga…

Sport

16/01/2014 10:18

Zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge nuk ka respekt të veçantë ndaj Cristiano Ronaldos, ose thjesht i beson shumë yllit të gjigantit bavarez, Franck Ribery.

Ai deklaroi se kampioni i Bundesligës kurrë nuk do të shkëmbente francezin me portugezin.

“Kur e kam parë se Cristiano Ronaldo i mori të gjithë me vete nga Madridi në Zurich, ishte e qartë se qka do të ndodhë”, deklaroi Rummenigge për mediat gjermane.

Por, Bayern kurrë nuk do ta shkëmbente Franckun me Cristianon”, shtoi ai.

Rummenigge po ashtu njoftoi se gjiganti nga Allianz Arena është duke punuar për sigurimin e shërbimeve të sulmuesit Mario Mandzukic dhe mesfushorit Arjen Robben, për një të ardhme afatgjate.

“Mario ka tejkaluar të gjitha parashikimet që i kishim për të. Po ashtu, jemi në bisedime me Arjennin dhe babanë e tij dhe së shpejti do t’i sqarojmë detajet”, u shpreh ai.

Ribery doli i treti në garë për Topin e Artë 2013 pas Ronaldos dhe sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.