Ronaldo, Neuer ose Robben

Cristiano Ronaldo, Manuel Neuer dhe Arjen Robben janë finalistët në garë për çmimin e futbollistit më të mirë në Evropë për stinorin e shkuar, të përzgjedhur nga UEFA.

Sport

14/08/2014 16:37

Manuel Neuer, Arjen Robben dhe Cristiano Ronaldo janë emëruar në mesin e tre finalistëve nga UEFA për çmimin e futbollistit më të mirë në Evropë për edicionin e shkuar.

Treshja u emërua si finalistë nga lista prej dhjetë futbollistësh e publikuar në korrik ku ishin edhe Angel Di Maria, Diego Costa, Luis Suarez, Lionel Messi, Philipp Lahm, James Rodriguez dhe Thomas Muller.

Ronaldo ka hyrë në mesin e tre finalistëve së bashku me dy anëtarët e Bayern Munichut, Robben dhe portierin Neuer.