Ronaldo mungon gjatë

Cristiano Ronaldo mund të mungojë deri në pesë muaj, pas lëndimit të pësuar ndaj Francës.

Sport

11/07/2016 22:53

Cristiano Ronaldo u lëndua në finale të “Euro 2016” kundër Francës, duke u detyruar të largohej nga loja në minutën e 25-të.

Sipas raportimeve të ndryshme, ylli portugez mund të mungojë për 4-5 muajt e ardhshëm, përcjell Lajmi.net.

Nëse kjo konfirmohet, ai do ta humbte ndeshjen për Superkupën e Evropës dhe pjesën më të madhe të stinorit vjeshtor në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.