Ronaldo merret edhe me gazetarët, shikojeni çfarë bëri pas humbjes nga Atletico Madrid

Në pamundësi për të shënuar së paku një gol, Ronaldo është munduar që paraqitjen e tij ndaj Atletico Madrid ta arsyetojë duke treguar se sa tituj të Ligës së Kampionëve i ka të fituar.

Sport

21/02/2019 08:21

Atletico Madrid ka shënuar një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, duke i mundur 2:0 kampionët e Italisë, skuadrën e Juventusit.

Të dy golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë, me Gimenez dhe Godin autorë të tyre.

Cristiano Ronaldo, në të kaluarën lojtar i Real Madridit, ishte cak i tifozëve vendas, të cilët në mënyra të ndryshme u munduan të provokonin atë.

Provokime për Ronaldon ka pasur edhe pas përfundimit të ndeshjes, në pjesën ‘mix’ të stadiumit, ku gazetarë të afërt me skuadrën e Atletico Madridit ‘thumbuan’ portugezin.

Sikurse në fushë, edhe te kjo pjesë, Ronaldo nuk hezitoi të tregonte titujt e fituar në Ligën e Kampionëve.

“Unë i kam fituar pesë tituj të Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid asnjë”, iu është përgjigjur Ronaldo./Lajmi.net/