Ronaldo, kjo nuk të ka hije

Cristiano Ronaldo u ankua se futbollistët e Ludogorets Razgrad luajtën ashpër kundër Real Madridit. Por, ylli portugez është kapur nga kamerat duke e qëlluar një kundërshtar.

Sport

02/10/2014 15:07

Cristiano Ronaldo nuk kaloi një mbrëmje të këndshme në Sofje ku Real Madrid mposhti Ludogorets Razgradin me rezultat 2:1, në duelin e vlefshëm për Grupin B të Ligës së Kampionëve.

Ylli portugez humbi një penallti, por realizoi nga një tjetër, ndërsa pas ndeshjes u ankua se kundërshtari luajti ashpër.

Mirëpo, kamerat e kanë kapur Ronaldon duke qëlluar një kundërshtar derisa ishte i shtrirë në tokë, gjest që nuk i ka hije një kampioni të madh siç është ai.