Ronaldo e lavdëron Ronaldon

Legjenda braziliane, Ronaldo, e ka lavdëruar emnakun e tij, Cristiano Ronaldo, për të cilin thotë se ia solli Real Madridit titullin e dhjetë të Ligës së Kampionëve.

Sport

10/06/2014 21:09

Braziliani Ronaldo e ka lavdëruar emnakun e tij, Cristiano Ronaldo, duke besuar se ylli portugez do të shkëlqejë në Botëror me Portugalinë gjatë kësaj vere.

“Ai na dhuroi ne madrilenëve atë të cilën po e kërkonim, La Deciman. Isha mjaft i lumtur për të kur e fitoi Topin e Artë këtë vit. Ai e meritoi atë”, deklaroi “Fenomeni”.

“Për Portugalinë, ai ka luajtur gjithmonë mirë. Ai mund ta vendos lojën me shpejtësinë dhe fuqinë sulmuese që e ka. Gjithashtu, edhe goditjet me kokë i ka të forta dhe gjithmonë kërcen mbi mbrojtësit”, vazhdoi ai.

“Portugalia gjendet në një grup të vështirë, por Cristiano mund ta ndihmojë ekipin të kualifikohet në fazën eliminuese”, përfundoi ish futbollisti brazilian.