Ronaldo barazohet me Messin (FOTO)

Cristiano Ronaldo është shpallur sërish golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve.

Sport

29/05/2016 14:34

Cristiano Ronaldo e ka fituar çmimin e golashënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve për vitin e katërt rresht.

Ai  e mbylli edicionin e fundit në këtë garë me 16 gola

Kështu, portugezi u barazua në këtë aspekt me Lionel Messin, që një gjë të tillë e kishte bërë nga sezoni 2009 deri më 2012, përcjell Lajmi.net.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori të kësaj gare, si dhe e mban rekordin e më së shumti golave në një edicion.