Ronaldo apo Messi, kush i pari?

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, janë në garë për të thyer rekordin e golave të Raul Gonzalezit në Ligën e Kampionëve. Por, kush do t’ia dalë i pari?

Sport

04/11/2014 13:19

Cristiano Ronaldo e Lionel Messi janë afër të thyejnë rekordin e legjendës së Real Madridit, Raul Gonzalez prej 71 golash në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, cili prej tyre do t’ia arrijë i pari? Ronaldo e ka mundësinë sonte në ballafaqimin kundër Liverpoolit në Santiago Bernabeu.

Reprezentuesi portugez është në kuotën e 70 golave dhe i nevojitet vetëm një për të barazuar Raulin, ose dy, për ta tejkaluar atë.

Kurse, sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka shënuar 69 gola në Ligën e Kampionëve dhe do ta ketë rastin e tij të mërkurën mbrëma në Amsterdam kundër Ajaxit.

Andaj, mbetet të shihet se cili prej tyre do t’ia dalë që i pari të thyejë rekordin e famshëm të Raulit.