Ronaldinho në Kabuscorp

Ylli i madh brazilian vazhdon të shëtitet në klube të vogla anembanë botës. Pas aventurës në Meksikë ai pritet të transferohet në në Angolë, tek klubi Kabuscorp.

Sport

12/02/2015 18:55

Ronaldo nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli.

Ylli brazilian pas aventurës së fundit në Meksikë te Queretaro, pritet të transferohet në Angolë, tek klubi Kabuscorp, ekip në të cilin më 2012 luajti edhe i madhi Rivaldo.

Kreu i klubit, Bento Kangamba, ka konfirmuar ardhjen e ish yllit të Barcelonës dhe Milanit.

“Është e sigurt, Ronaldinho do të na bashkohet në korrik. Jemi ende duke diskutuar për disa detaje, por së shpejti ai do ta përfundojë kontratën e tij në Meksikë”, deklaroi ai.

“E kam kërkuar edhe më parë, sepse dua të shtoj kualitetin në ekip”, u shpreh Kangamba.