Roma shpërblen Garcian

Roma dhe Rudi Garcia, një raport i shkëlqyeshëm që ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe është i destinuar të vazhdojë. Sabatini, Pallota, dhe gjithë kryesia e klubit janë të bindur nga trajneri dhe kanë ftuar përfaqësuesin e tij, Pascal Boisseau që të diskutojnë rreth vazhdimit të kontratës, raporton Mediaset. Garcia ka…

Sport

14/03/2014 22:00

Roma dhe Rudi Garcia, një raport i shkëlqyeshëm që ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe është i destinuar të vazhdojë.

Sabatini, Pallota, dhe gjithë kryesia e klubit janë të bindur nga trajneri dhe kanë ftuar përfaqësuesin e tij, Pascal Boisseau që të diskutojnë rreth vazhdimit të kontratës, raporton Mediaset.

Garcia ka kontratë me Romën deri në vitin 2015 me pagë prej 1.2 milionë eurosh në sezon dhe drejtuesit e gjigantit nga Olimpico tashmë kanë bërë gati ofertën e re për vazhdimin e bashkëpunimit deri më 2017, me rritje të konsiderueshme nga aspekti ekonomik.

Garcia erdhi në fillim të këtij sezoni dhe e ka shndërruar Romën në konkurrente për titull të kampionit në Serie A edhe pse skuadra ka 14 pikë më pak se lideri Juventus, por një ndeshje më pak të zhvilluar.

Mirëpo, objektivi i Romës në fillim të sezonit ka qenë kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe Garcia është duke shkuar me hapa të sigurt drejt arritjes së qëllimit.