Roma me përforcim nga Barcelona

Aleix Vidal do të largohet nga Barcelona duke u transferuar në Serie A.

Merkato

11/11/2017 09:17

Aleix Vidal do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi nuk është duke gjetur hapësirë për lojë te skuadra katalane.

Andaj, mediat spanjolle parashikojnë largimin e tij nga Camp Nou gjatë afatit kalimtar dimëror, përcjell “lajmi.net”.

E ardhmja e tij mund të jetë në Serie A.

Roma ka shfaqur interesim për huazimin e tij në janar me mundësi të blerjes pas përfundimit të sezonit. /Lajmi.net/