Roma me mysafir special për ndeshjen ndaj Barcelonës

Francesco Totti me ekipin e Romës në Camp Nou, para ndeshjes me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Sport

04/04/2018 14:28

Roma është duke u bërë gati për duelin ndaj Barcelonës në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Por, mysafir me ekipin italian në Camp Nou është edhe ish kapiteni i “Giallorossëve”, Francesco Totti.

Legjenda e Romës ka ndjekur nga afër stërvitjen e fundit të ekipit para duelit me Barcelonën, përcjell “lajmi.net”.

Roma është mysafire e Barcelonës e më pas pret gjigantin katalan në Stadio Olimpico, në ndeshjen e kthimit për kualifikim në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/