Roma ia vazhdon kontratën trajnerin Di Francesco

Eusebio di Francesco dhe Roma kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës.

Sport

18/06/2018 16:57

Roma në rrjetet sociale ka konfirmuar se i ka zgjatur kontratën trajnerin Eusenio di Francesco deri në vitin 2020.

Kjo zgjatje e bashkëpunimit vjen pas suksesit që Roma tregoi në Ligën e Kampionëve, kur arriti deri në gjysmëfinale për t’u mposhtur pastaj nga Liverpool.

Për Eusebio di Francesco sezoni që lamë pas ishte i pari te Roma, ndërsa në të kaluarën ka drejtuar Sassuolon./Lajmi.net/