Roma e fiton derbin lokal ndaj Lazios

Romës i ka takuar derbin i kryeqytetit italian, duke e mundur Lazion.

Sport

29/09/2018 16:54

‘Giallorosët’ të shtunën pasdite në stadiumin ‘Olimpico’, kanë mundur rivalët e Lazios me rezultat 3:1, në ndeshjen kryesore të javës së shtatë në Serie A.

Pellegrini në minutën e 45’, kaloi në epërsi 1:0 Romën, për të quar skuadrën me epërsi minimale në pushimin e pjesës së parë.

Lazio në minutën e 67’ barazoi në 1:1 rezultatin, kur shënoi sulmuesi Immobile, pas një gabimi në mbrojtje te Fazios.

Kolarov me një gol të bukur në minutën e 71’, rikthej epërsinë e Romës, ndërsa në minutën e 86’, mbrojtësi Fazio shënoi për 3:1.

Me këtë fitore, Roma tani renditet në vendin e pestë me 11 pikë, ndërsa Lazio mbetet në vendin e katërt me 12 pikë./Lajmi.net/