Roma 3:1 Lazio, notat e lojtarëve

Roma ka fituar 3-1 derbin e madh lokal ndaj Lazios, i njohur ndryshe si Derby della Capitale, i vlefshëm për javën e shtatë të Serie A.  

Sport

29/09/2018 17:08

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë, me të dyja skuadrat që krijuan shumë raste të mira për gol, por vetëm vendasit arritën ta tundin rrjetën.

I riu Pellegrini ishte realizatori i parë në këtë ndeshje, kur mposhti Strakoshën në minutën e 45’.

Lazio në pjesën e dytë arriti barazimin përmes Immobile.

Por, Roma u rikthye shpejtë në lojë duke shënuar edhe dy herë me anë të Kolarov dhe Fazio./Lajmi.net/