Rojo lirohet për Man Utd-in

Mbrojtësi i Sporting Lisbonës, Marco Rojo ka kërkuar largimin nga klubi. Sipas njoftimeve, ai dëshiron t’i bashkohet Manchester Unitedit.

Sport

12/08/2014 16:42

E ardhmja e Marco Rojo mund të jetë në Premierligë.

Sipas të përditshmes “O Jogo”, mbrojtësi i Sporting Lisbonës ka kërkuar të largohet nga klubi në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Deri vonë, Rojo ishte përmendur si objektiv i Southamptonit, mirëpo tani qarkullojnë njoftime se ai ka vendosur që t’i bashkohet revolucionit të strategut holandez Louis van Gaal në Manchester United.

Sporting Lisbon kërkon 20 milionë euro për shitjen e tij, një shifër që nuk paraqet problem të paguhet nga gjiganti nga Old Trafford.