Rodgers i lumtur me fitoren

Edhe Liverpooli e ka nisur me fitore edicionin e ri në Premier League pasi ka arritur ta mposhtë Stoke Cityn me rezultat minimal 0-1.

Sport

10/08/2015 09:30

E trajneri i The Reds, Brendan Rodgers ndjehet i lumtur me rezultatin e sidomos me Philippe Coutinhon i cili realizoi një super gol për fitoren e skuadrës së tij.

”Isha shumë afër që ta largoja Coutinhon nga loja. Por në 15 minutat e fundit Johnson la hapësira në krahun e djathtë dhe ne e larguam Coutinhon nga qendra dhe e vendosëm në krah”

”Mund ta kisha fitur Danny Ings në lojë, por ai realizoj gol dhe ndryshova mendjen. Jam i lumtur që nuk e largova. Ishte fitore tejet e rëndësishme”, tha Rodgers.