Robben vazhdon me Bayernin

Arjen Robben nuk do të largohet nga Bayern Munich. Mesfushori holandez ka konfirmuar të ardhmen e tij në Allianz Arena duke nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2017, ka bërë të ditur uebfaqja zyrtare e kampionit të Bundesligës dhe Evropës. Nëpërmjet një fotografie të publikuar në profilin zyrtar në rrjetin social Twitter, Bayern Munich…

Sport

19/03/2014 13:01

Arjen Robben nuk do të largohet nga Bayern Munich.

Mesfushori holandez ka konfirmuar të ardhmen e tij në Allianz Arena duke nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2017, ka bërë të ditur uebfaqja zyrtare e kampionit të Bundesligës dhe Evropës.

Nëpërmjet një fotografie të publikuar në profilin zyrtar në rrjetin social Twitter, Bayern Munich ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me Robbenin deri në vitin 2017 duke shprehur lumturinë e të dyja palëve.

Robben është një prej futbollistëve kryesor të Bayernit dhe lajmi për vazhdimin e qëndrimit të tij do t’i gëzojë shumë tifozët e gjigantit bavarez, por edhe trajnerin Pep Guardiola i cili mbështetet tek aftësitë e jashtëzakonshme të holandezit për të mbrojtur titujt e rëndësishëm të fituar nga ekipi në vitin e fundit.