River Plate ngritë ‘Copa Libertadores’ në mes të ‘Santiago Bernabeut’

River Plate e ka mposhtur Boca Juniorsin në kuadër të finales së Copa Libertadores.

Sport

09/12/2018 23:55

River Plate e vulosi triumfin e tyre në ‘Santiago Bernabeu’ duke e mposhtur Boca Juniorsin me rezultat të përgjithshëm, 5:3.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 2 me 2, ndërsa ndeshja e sonte që u zhvillua në Spanjë, përfundoi 3 me 1 në të mirë të River, raporton “lajmi.net”.

Ndeshja u shtye disa herë për arsye të ndryshme, si shkaku i motit të ligë dhe dhunës së tifozëve të River Plates ndaj lojtarëve të Boca Juniors, por që sonte iu dha fundi dilemës së triumfuesit.

River Plate e fitoi për të katërtën herë ‘Copa Liberatdores’, duke mposhtur rivalin e tyre histori, Boca Juniors.

Lojtarët kanë marr trofeun në duart e tyre, ndërsa festa e vërtetë do të fillojë në Argjentinë, atje ku i presin mijëra tifozë. /Lajmi.net/