Ribery s’ka koment

Franck Ribery ka mbetur i befasuar derisa Bayern Munich dorëzoi epërsinë prej dy golash duke humbur 2:3 në shtëpi nga Manchester City të martën, në kuadër të xhiros së fundit të Grupit D në Ligën e Kampionëve. Golat nga Thomas Muller dhe Mario Gotze në 12 minutat e para e vendosën kampionin në fuqi në…

Sport

11/12/2013 08:30

Franck Ribery ka mbetur i befasuar derisa Bayern Munich dorëzoi epërsinë prej dy golash duke humbur 2:3 në shtëpi nga Manchester City të martën, në kuadër të xhiros së fundit të Grupit D në Ligën e Kampionëve.

Golat nga Thomas Muller dhe Mario Gotze në 12 minutat e para e vendosën kampionin në fuqi në pozitë të volitshme, por ‘Die Roten’ kapitulluan duke i lejuar skuadrës nga Premierliga të përmbys rezultatin dhe të fitojë në fund falë shënimeve nga David Silva, Aleksandar Kolarov nga penalltia dhe James Milner.

“Sinqerisht nuk e di se çka ndodhi”, deklaroi Ribery pas ndeshjes për BeIn Sport.

“Ne e filluam mirë ndeshjen por më pas duket se u liruam tepër. Kur ndodh diçka e tillë, vjen edhe humbja. Por, jemi të kënaqur që fituam pozitën e parë në grup edhe se të hidhëruar me rezultatin. Kemi bërë shumë gabime për shkak të mungesës së përqendrimit. Shpresojmë të reagojmë në fundjavë”, përfundoi ai.