Ribery humb Topin e Artë?

Humbja e rëndë e Francës nga Ukraina me rezultat 2:0 në ndeshjen e tyre të parë të barazhit për kualifikim në Kampionatin botëror 2014, ka lënë Trekolorët në prag të dështimit. Për më tepër, mediet franceze spekulojnë se dështimi për t’u kualifikuar në garën e vitit të ardhshëm mund t’i kushtojë mesfushorit Franck Ribery me…

Sport

16/11/2013 13:10

Humbja e rëndë e Francës nga Ukraina me rezultat 2:0 në ndeshjen e tyre të parë të barazhit për kualifikim në Kampionatin botëror 2014, ka lënë Trekolorët në prag të dështimit.

Për më tepër, mediet franceze spekulojnë se dështimi për t’u kualifikuar në garën e vitit të ardhshëm mund t’i kushtojë mesfushorit Franck Ribery me disfatë në konkurrencë për Topin e Artë 2013.

Ylli i Bayern Munichut konsiderohet si një prej favoritëve për t’u shpallur futbollisti më i mirë i vitit pas suksesit të jashtëzakonshëm me gjigantin bavarez në edicionin e kaluar.

Mirëpo, humbja nga Ukraina mund t’i prishë punë Riberys dhe Francës, duke e lënë të parin pa Topin e Artë dhe të dytin pa u kualifikuar në Kampionatin botëror 2014.

Krejt kjo mund të ndryshojë në rast se skuadra e selektorit Didier Deschamps arrin ta përmbysë rezultatin në duelin e kthimit të martën.