Rekordi i madh i Shaqirit

Xherdan Shaqiri është në ndjekje të një rekordi të madh. Ai po shkon rrugës së thyerjes së rekordit të Alexander Freit për më së shumti ndeshje të zhvilluara dhe gola me Zvicrën.

Sport

16/06/2015 14:55

Xherdan Shaqiri vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Përfaqësueses së Zvicrës.

24-vjeçari realizoi golin e fitores ndaj Lituanisë me rezultat 2:1 në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2016. Kështu, ai vazhdoi rrugëtimin drejt një rekordi të madh.

Xherdan Shaqiri deri më tani ka zhvilluar 46 ndeshje me Zvicrën, duke shënuar 17 gola. Rekordmeni Alexander Frei ka 84 ndeshje, ndërsa u pensionua nga Kombëtarja në moshën 32-vjeç.

Shaqiri momentalisht është 24-vjeçar dhe sipas “20min.ch”, ai është në rrugë të mirë t’ia thyej rekordin Freit, pasi këtë shifër të takimeve e ka arritur për vetëm 5 vjet. “Ka edhe shumë kohë për të zënë Frein”, tha Shaqiri.

“Por jam ende i ri. Të bësh asistime dhe gola është gjithmonë mirë. Jam i lumtur që po mund të ndihmoj ekipin. Fitorja ndaj Lituanisë ishte e rëndësishme për rrugën drejt Francës”, shtoi Shaqiri. Në pesë ndeshjet e fundit ai ka shënuar pesë gola me Zvicrën.