Reali shkatërron Baselin

Real Madridi ka shënuar fitore të lartë prej 5-1, në Santiago Bernabeu kundër Baselit.

Sport

16/09/2014 23:43

Në minutën e 14’, Suchy shënon një autogol duke i dhënë mbretërve epërsinë në këtë takim. Gareth Bale 30’, Cristiano Ronaldo 31 dhe James Rodriguez në minutën e 37’ arritën të shënon golat e radhës për Los Blancos.

Gonzalez arriti që të ngushtojë epërsin e madrilenëve, pasi mposhti Iker Casillasin në minutën e 38’. Karim Benzema në minutën e 79’ arriti që të tund rrjetën e mysafirëve, shënuar për rezultatin përfundimtar të këtij takimi, 5-1.

Mesfushori shqiptar, Shkëlzen Gashi nuk u paraqit fare në këtë takim, pasi trajneri i Baselit nuk vendosi që ta fuste atë në lojë.

Me këtë fitore, Real Madridi gjindet në vendin e parë me tre pikë në grupin B, aq sa ka edhe skuadra e Liverpoolit.

Video: