Reali mposht Liverpoolin, siguron kualifikimin (Video)

Real Madridi ka shënuar fitore solide ndaj Liveroolit, duke siguruar kështu kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Sport

04/11/2014 22:35

Ndeshja filloi mirë me një intensitet të lartë. Real Madridi e kishte kontrollin e plotë, pasi Liverpooli shikonte vetëm të mbrohej.

Në minutën e 27’, pas një pasimi të mirë nga Marcelo, Karim Benzema shënon në portën e zbrazët për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Deri në fund të takimit nuk kishte ndonjë gol, dhe kështu Reali nga katër ndeshje ka shënuar katër fitore, duke kryesuar në Grupin B. Baseli ka shënuar fitore të lartë ndaj Ludogoretsit me rezultat 4-0, dhe kështu është në vendin e dytë të grupit me gjashtë pikë.

Video