Reali luajti me 10 futbollistë kundër Juventusit

Ish kapiteni i Manchester Unitedit, Roy Keane ka kritikuar yllin e Real Madridit, Gareth Bale për paraqitjen e tij të zbehtë kundër Juventusit.

Sport

06/05/2015 09:19

Roy Keane ka kritikuar yllin e Real Madridit, Gareth Bale për paraqitjen e tij të zbehtë kundër Juventusit, duke thënë se skuadra spanjolle luajti me “10 futbollistë” në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Bale u mbajt nën kontroll derisa Bianconerët shënuan fitore me rezultat 2:1.

Uellsiani u zëvendësua nga Jese Rodriguez katër minuta para fundit dhe ish kapiteni i Manchester Unitedit ishte i befasuar që Bale luajti aq gjatë.

“Ishte vështirë për Realin të luajë me 10 futbollistë. Gareth Bale nuk u dha asgjë, kishte mungesë të besimit, ai vazhdoi të merrte vendime të lehta”, deklaroi Keane për “ITV”.

“Bashkëlojtarët e tij nuk mund të jenë të lumtur me të, ai çdo herë mori opsionin e lehtë”, u shpreh ai.