Real Madrid – PSG, çmim ‘rekord’ i biletës

Pritet që të gjitha biletat të shiten për Real Madrid vs PSG.

Sport

29/12/2017 11:40

ileta me çmimin më të ulët të mundshëm do të jetë 75 euro, në rreshtin e katërt pas golit, ndërsa bileta më e shtrenjtë do jetë 235 euro pranë vijës së gjysmëfushës në seksionin e shumë lakmuar Tribuna, transmeton Express.

Por, ka edhe shumë më shtrenjtë, biletat VIP.

Për ata që duan ta përcjellin këtë super ndeshje nga tribuna VIP, ekzistojnë dy opsione: 550 euro për ta parë ndeshjen mes Real Madridit dhe PSG-së nga Dhoma e Kampionëve të Evropës, apo 750 euro nga Dhoma e Muzeut.

Pritet që të gjitha biletat të shiten për Real Madrid vs PSG.

Përkundër çmimeve të larta, pritet që biletat të shiten komplet për këtë ndeshje të Ligës së Kampionëve.