Real Madrid futet seriozisht në garë për sensacionin e Evropës – Lajmi.net
Real Madrid futet seriozisht në garë për sensacionin e Evropës
Autori: Lajmi.net La LigaLajme futbolliSport 19:33, 11 January 2019
Real Madrid janë të interesuar të sjellin një sulmues gjatë afatit kalimtar dimëror.

Mos vazhdimësia e Karim Benzema, papërvojë e Vinicius Junior dhe lëndimet e Mariano Diaz dhe Gareth Bale, kanë detyruar ‘Los Blancos’ të shikojnë tregun për alternativat e mundshme për fazën e sulmit.

Emri i fundit në listën e kampionëve të Evropës, është sulmuesi në formë i Genoas, Krzysztof Piątek.

Mediet italiane raportojnë se përfaqësues së Real Madridit, do të shikojnë nga afër ndeshjen e Genoas ndaj skuadrës gjermane nga liga e tretë, Wurzburger Kickers, për të vëzhguar sulmuesin 23 vjeçar.

Piatek, ka regjistruar paraqitje në nivel të lartë te Genoa në Serie A, duke u cilësuar si zbulimi i sezonit.

23 vjeçari, në 19 paraqitje ka shënuar 13 herë./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO