Real Madrid – Bayern Munich, ja çfarë do të bëjnë drejtuesit e Milanit

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli dhe Christian Abbiati do të jenë në tribunat e stadiumit Santiago Bernabeu.

Sport

01/05/2018 14:21

Real Madrid pret Bayern Munichun në Santiago Bernabeu në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Dueli do të ndiqet nga miliona tifozë anembanë botës, por edhe drejtues të klubeve të ndryshme.

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli dhe Christian Abbiati do të jenë në tribunat e stadiumit Santiago Bernabeu, përcjell “lajmi.net”.

Drejtuesit e “Rossonerëve” dëshirojnë ta ndjekin ndeshjen e madhe në Madrid për të vëzhguar edhe ndonjë prej objektivave para rihapjes së afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/