Reagimi i Henry kur Monaco pëson gol në minutën e 2’-të

Thierry Henry po përballet me probleme të shumta në drejtimin e skuadrës franceze Monaco.

Sport

28/11/2018 19:25

Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës, disa javë më parë është emëruar trajner i Monacos në Francë.

Aventura e parë në zejen e trajnerit nuk është duke shkuar në mënyrën më të mirë për Henry.

Forma e dobët Monacon në krye me Henryn e ka përcjell si në Francë, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Këtë më së miri e dëshmon goli i pësuar që në minutën e dytë në sfidën kundër Atletico Madrid.

Ky gol nuk u prit mirë nga Thierry Henry, gjë e cila dëshmohet edhe përmes reagimit të tij.

Përndryshe pas 25 minutave lojë, Monaco është duke u mposhtur 2:0./Lajmi.net/