Rasti i Palermos mund të përsëritet edhe në Elbasan? (FOTO)

Skandali i ndeshjes Itali – Shqipëri mund të përsëritet edhe në ‘Elbasan Arena’ nesër (e martë).

Sport

27/03/2017 17:53

Ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë e vlefshme për kualifikimet për botërorin e Rusisë, ishte ndërprerë për tetë minuta në pjesën e dytë, pas hedhjes në fushë të mjeteve piroteknike nga ‘Illyrian Elite’.

FSHF aktin e këtij grupi tifozësh e ka quajtur të shëmtuar, duke larguar ata nga organizimet e tifozëve për ndeshjet e kombëtarëve.

Por, një rast si i Palermos, mund të përsëritet edhe në ‘Elbasan Arena’, në ndeshjen miqësore Shqipëri – Bosnjë, kjo gjithmonë sipas postimit në Facebook të ‘Illyrian Elite’.

Ky grup më 13 mars në Facebook, kishte shkruar se janë përgatitur për ndeshjen Itali – Shqipëri, në të cilën do të ndihet fort prezenca në stadium, e cila edhe u pa me ndërprerjen e ndeshjes që bërën, por ky grup në atë postim e kishte konfirmuar prezencën edhe në ndeshjen e 28 marsit Shqipëri – Bosnjë.

Duke parë raportet e krisura të tyre me FSHF, nuk mund të përjashtohet mundësia e përsëritjes së skenave të Palermos./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6