Rashica i lumtur me golin e shënuar ndaj Ajaxit (FOTO)

Milot Rashica është bërë protagonist i një fitore shumë të rëndësishme të Vitesses.

Sport

24/09/2017 18:18

Skuadra e tij, ka arritur ta mposht në udhëtim skuadrën e madhe, Ajax, me rezultat 1:2.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, në këtë ndeshje arriti të gjejë rrjetën në minutën e fundit të pjesës së parë.

Pas këtij goli, Rashica festoi duke bërë shqiponjën, teksa në llogarinë e tij në Facebook është deklaruar shumë i lumtur si për fitoren, ashtu edhe për golin./Lajmi.net/