Ranglista e re e FIFA-së, Kosova tri vende më lart

FIFA ka publikuar ranglistën e re të Kombëtareve, ku në sy bie ngritja e Kosovës.

Sport

20/09/2018 12:18

“Dardanët” u panë tri vende më lartë në listën e publikuar të Enjten nga FIFA.

Rezultatet pozitive në 5 takimet e fundit të Kosovës duket se janë shpërblyer, pasi tash Kosova radhitët në pozitën 138.

Gjithashtu Shqipëria është ngritur për një vend duke kaluar në vendin e 57.

Në pozitën e parë gjenden Belgjika dhe Franca. /Lajmi.net/