Ramsey drejt largimit nga Arsenal

Aaron Ramsey pritet të largohet nga Arsenal.

Sport

18/05/2018 12:57

Lajme të reja vijnë nga Anglia sa i takon të ardhmes së Aaron Ramsey.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, drejtuesit e Arsenalit kanë vendosur ta shesin futbollistin, në rast se nuk arrijnë të rinovojnë kontratën, e cila i skadon në qershor të 2019.

Palët kanë kohë që janë në diskutime për këtë çështje, por për momentin bisedimet nuk kanë përparuar aspak.

Lista e klubeve që interesohen për mesfushorin është e gjatë, me Chelsea e Manchester United gati ta rrëmbejnë menjëherë lojtarin.

Për 27-vjeçarin, kartoni i të cilit kushton 40 milionë paund interesohet edhe Juventusi.